“Transparencë për mosgrumbullimin e Muçit, Roshit e Çekiçit”, Redi Jupi analizon Kombëtaren: Moasaktivizimi i Asllanit hyn te gjërat skandaloze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 22:20

“Transparencë për mosgrumbullimin e Muçit, Roshit e Çekiçit”, Redi Jupi analizon Kombëtaren: Moasaktivizimi i Asllanit hyn te gjërat skandaloze

Redi Jupi është i bindur se pavarësisht mungesave, kombëtarja shqiptare e futbollit i ka cilësitë e duhura për të synuar kualifikimin në Europian. Në një intervistë për “Sport News” në “News 24”, ai ka shprehur besimin e tij se me lojtarët që ka në dispozicion Silvinjo, mos kualifikimi do të ishte dështim.

jupi

Ai ndërkohë kërkon që të ketë më shumë transparencë për zgjedhjet që bën trajneri, ndërsa pret gjithashtu që të korrigjohen gabimet e Edi Rejës, i cili nuk aktivizonte Asllanin.

Redi, çfarë shije të ka lënë Silvinjo në këtë ditë të para, shihet shumë aktiv, stërvitet me grupin…
Mua më pëlqeu në intervistat e tij të para. Duket një njeri shumë pozitiv dhe energjik. Për të kjo është një etapë shumë e rëndësishme e karrierës së tij. Në përgjithësi njerëzit me energji pozitive na hyjnë në zemër shpejt. Pamë edhe rastin e Panuçit, nuk mund të them se ishte njeri negativ, por energjitë negative që kishte bëri që gjithë publiku mos ta pranonte.

Si tu duken zgjedhjet e bëra, kemi disa prurje të reja, si Mehmeti apo Jasir Asani, por nuk preferoi lojtarë si Muçi, Roshi, Çekiçi etj. Si të duket grupi qe kemi?
Këto janë zgjedhje personale. Natyrisht, se ato ndikojnë në rezultatet. Unë do doja që të kishte transparencë te kjo pjesë. Pra të thoshte që Muçi nuk është thirrur për këtë arsye dhe Jasir Asani është thirrur për këtë arsye. Ne kemi qejf të merremi me emrat. Ne i kemi qejf thashethemet dhe intrigat, ai duhet të thyente këtë. Pra duhet të thjeshtonte. Mos-thirrja e Muçit nuk është se ka shumë sens nga ana institucionale, pasi ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir. Duhet të kishte një shpjegim nga ana e institucionit, jo e trajnerit. E njëjta gjë për Roshin. Roshi ka dhënë shumë për kombëtaren, ka luajtur më pak seç e meritonte. Sa herë ka luajtur Roshi kur kemi qenë në disavantazh, ai ka bërë shumë mirë. Çekiçi ka qenë titullar. Nga titullar të mos thirresh, duken kapërcimet të mëdha. Shpresoj që ato të jenë zgjedhjet e duhura.

Pritet një Shqipëri ndryshe, me një skemë të re, me katër mbrojtës, etj. Çfarë ndryshimi mund të sjellë? Çfarë pret nga lojtarë si Asllani apo Bajrami, të aktivizuar pak nga Edi Reja?
Mos-aktivizimi i Asllanit hyn të gjërat skandaloze. Një lojtar që luan te 8 skuadrat më të mira të Europës si Interit, mos gjejë vend te një kombëtare si Shqipëria. Bajrami është rast tjetër, ka luajtur më shumë, por mua më ka zhgënjyer me aktivizimet e tij. Silvinjo ka një mision të vështirë. Në Nations League ishim me rezultate të dobëta, tani për tani duhet të ngrejë atmosferën, apo frymën e skuadrës. Për fat të mirë ne harrojmë shpejt dhe nuk do jetë e vështirë kjo, pasi mjafton një fitore.

jupi

Kemi një fazë sulmuese shumë në formë, lojtarë si Seferi, Cikalleshi, Asani dhe mbi të gjitha Myrto Uzuni. Ky i fundit ka shifra më të mira dhe se Levandovski. A mund t’i bëjmë keq Polonisë?
Uzuni është një shpresë e madhe e Shqipërisë. Ne kemi një dyshe të mirë titullarësh si Uzuni me Brojën.  Gjysma e këtij reparti është i dëmtuar. Për fatin e keq Broja është i dëmtuar. Pra kemi jashtë një lojtar që na ngrit lart në një nivel europian. Ne kemi kundërshtar Poloninë dhe Çekinë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Këto të fundit do i mundim ne, zërë se nuk janë ato. Ne nuk kemi rival këto 2 ekipe të dobëta. Ne na duhet të barazojmë me njërën atje dhe të fitojmë këtu. Më pas, me tjetrën duhet të mos humbim asnjërën.

Në Botëror pamë një Polonisë të lodhur, pavarësisht ardhjes së Santos, nuk janë shumë të qetë, kanë përçarje etj. A mund të na ndihmojnë këto detaje për të dalë qoftë dhe me një pikë?
Polonia ishte e lodhur në Botëror. Ka lojtarë të rëndësishëm. Zielinski po del kampion me Napolin, Leva ka mjaft rëndësi. Ka shumë lojtarë që nuk janë yje, por mund të rivalizojnë shumë ekipe. Kanë një trajner me shumë eksperiencë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi faktit që Polonia nuk ka luajtur mirë në Botëror.

Sa shanse i jep Shqipërisë në këtë grup Redi?
Ne e kemi detyrim kualifikimin në Europian. Sado që t’i futemi llogarive, duke ditur cilësinë e grupit që kemi, është më e lartë se një prej ekipeve kundërshtarë. Ne duhet të kalojmë, mos të fshihemi prapa gishtit. Ne për këtë arsye morëm Silvinjon. Ky president ndaj ka mandatin e gjashte apo shtatë, pra me pretendimin që do shkojmë në një kompeticion madhor. Nuk do paguanim as Silvinjon, disa skuadra në grup i mundim edhe pa trajner. Do ishte dështim nëse nuk kualifikohemi.

Më jep një parashikim logjik, si përfundon kjo sfidë?
Kam besim edhe pse mungesat janë të rëndësishme. Ne mund të bëjmë diçka pozitive në Poloni. Kam besimin se ky ekip mund të shkojë përpara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"