Transferta sfilitëse 724 kilometra, trajneri Bano: Na penalizon vetëm distanca, por marrim pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 12:26

Transferta sfilitëse 724 kilometra, trajneri Bano: Na penalizon vetëm distanca, por marrim pikë

“Përballja me Korabin do të jetë më shumë se e vështirë”, kështu e nis prononcimin e tij për “Panorama Sport” lushnjari Artan Bano. Pas seancës stërvitore të paradites, për gazetën tekniku është shprehur:

Bano Butrinti

“E dimë që kundërshtari ka ekip të mirë dhe ka objektivat e veta. Jemi përgatitur për një ndeshje të fortë, edhe pse na penalizon shumë udhëtimi i gjatë. Ne kërkojmë një gjykim të drejtë dhe në fund të fitojë më i miri. Nëse lojtarët e mi do të luajnë ashtu si ndaj Pogradecit, me bindje të plotë ju them se nga Peshkopia do të kthehemi me rezultat pozitiv.

E rëndësishme është loja korrekte në fushë dhe besimi deri në fund i lojtarëve tanë te rezultati pozitiv”, përfundoi Bano. Butrinti në përballjen e sotme me Korabin vuan mungesën e mesfushorit Salvador Gjonaj, që u ndëshkua me të kuq në të 83- ën e ndeshjes së parë. Gjithsesi, stafi teknik ka luksin e zgjedhjeve dhe e ka gjetur zgjidhjen.

FORMACIONI I MUNDSHËM I BUTRINTI

Në portë: Kaloshi; Në mbrojtje: Barka, Bocaj, Hyskaj, Gomes; Në mesfushë: Xheferson, Nurja, Kita, Paterni; Në sulm: Llojaj, Kolonja; Trajner: Artan Bano SKEMA: 4-4-2

TOMORI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"