Transferimi, zbulohet shifra që Sioni pagoi për kartonin e Burim Kukelit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 11, 2017 | 20:56

Transferimi, zbulohet shifra që Sioni pagoi për kartonin e Burim Kukelit

Burim Kukeli është shqiptari i dytë që u transferua te Sioni brenda kësaj jave. Disa ditë më parë, ishte Lenjani që firmosi kontratë me skuadrën që drejtohet nga Paolo Tramexani. Dy ditë më parë ishte edhe mesfushori i Zyrihut që iu bashkua ish-ndihmëstrajnerit të Kombëtares shqiptare. Mirëpo, kalimi i shqiptarit…

Burim Kukeli është shqiptari i dytë që u transferua te Sioni brenda kësaj jave. Disa ditë më parë, ishte Lenjani që firmosi kontratë me skuadrën që drejtohet nga Paolo Tramexani.

Kukeli

Dy ditë më parë ishte edhe mesfushori i Zyrihut që iu bashkua ish-ndihmëstrajnerit të Kombëtares shqiptare. Mirëpo, kalimi i shqiptarit nga Zyrihu te Sioni nuk është bërë pa pagesë. Transferimi Kukeli ishte një futbollist nën kontratë me Zyrihun dhe kjo ka bërë që Sioni të paguajë për të marrë shërbimet e shqiptarit.

Ndryshe nga Lenjani, i cili u transferua lirisht dhe pa asnjë pagesë, për mesfushorin tjetër është dashur që Sion të paguajë. “Panorama Sport” ka mësuar se shifra e transferimit ka kushtuar përafërsisht 200 mijë euro.

kukeli

Pak ditë më parë, trajneri i Sionit, Tramexani, deklaroi për gazetën se ishte i gatshëm që të afronte sa më shumë shqiptarë në skuadrën e tij për faktin se ua njeh cilësitë dhe janë futbollistë që e kanë treguar se janë të vlefshëm edhe në ndeshjet që kanë zhvilluar përballë skuadrave si Franca, Zvicra dhe Rumania në Europian.

Kukeli vs Verrati

Futbollisti Burim Kukeli ka qenë një nga lojtarët e lakuar për këtë transferim të mundshëm që në ditët e para kur Tramexani u zyrtarizua te Sioni. Mirëpo, në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, ai ishte titullar me Zyrihun duke luajtur si qendërmbrojtës.

Duke qenë se Kukeli ka qenë një nga lojtarët kryesorë te Shqipëria me De Biazin dhe Tramexanin në drejtim, ky i fundit ka afruar në skuadrën e tij një lojtar që mund të luajë në disa module. Kukeli mund të bëjë edhe rolin e mesfushorit, por edhe të një qendërmbrojtësi.






www.minuta90.com