Transferimet e merkatos së verës, 10 lojtarët që mund të kushtojnë mbi 100 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 23:57

Transferimet e merkatos së verës, 10 lojtarët që mund të kushtojnë mbi 100 milionë euro

Xhud Bellingam do të mbërrijë në Madrid sezonin e ardhshëm, pasi Reali ka paguar 103 milionë euro, të cilat mund të bëhen 130 milionë në varësi të bonuseve. Mesfushori anglez do të jetë një nga lojtarët më të shtrenjtë në këtë merkato, por ka edhe operacione të tjera që mund të arrijnë tre shifrat.

Victor-Osimhen-and-Khvicha-Kvaratskhelia

“Mundo Deportivo” ka bërë një listë me 10 futbollistë që mund të kalojnë shifrën e 100 milionë eurove. Dhe përveç emrit të mesfushorit të talentuar anglez, gjenden edhe ata të Zhoao Feliksit, për të cilin Njukasëlli është gati që të paguajë 100 milionë euro për talentin e Atletikos, ai i Frankfurtit, Kolo Muani, mbrojtësi i Lajpcigut, Josko Gvardiol, kapiteni i Uest Hemit, Deklan Rajs, ylli i Njukasëllit Bruno Guimaraesh, Herri Kejn i Totenhemit, Florian Vitc i Leverkusenit, dy yjet e Napolit, Kvara dhe Osimhen, por edhe një transferim i mundshëm i Kilië Mbapesë nga PSG-ja.

AAAAASS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"