Trajneri Shpend Kumbarçe: Korabi luan gjithçka për gjithçka kundër vlonjatëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 9:27

Trajneri Shpend Kumbarçe: Korabi luan gjithçka për gjithçka kundër vlonjatëve

Korabi për dhjetë ditë është përgatitur për duelin me Flamurtarin që do ta luajë sot në orën 14:00 në Peshkopi. Kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tifozëve, por ata pritet të jenë të shumtë në ambientet rreth stadiumit për të inkurajuar skuadrën e zemrës.

kumbarce

Në dy takimet e zhvilluara mes dy ekipeve këtë sezon, të fituar kanë dalë vlonjatët, por kjo tashmë i është lënë të shkuarës. Trajneri Shpend Kumbarçe, në prag të kësaj sfide për “Panorama Sport” u shpreh: “E dimë që përballë do të kemi një kundërshtar shumë të fortë dhe cilësor, por edhe Korabi do të bëjë më të mirën në fushë dhe unë besoj fort te lojtarët e mi.

Ndeshja luhet në Peshkopi dhe duhet të shfrytëzojmë shanset tona. Fusha jonë mbetet e vështirë për çdo ekip. Në shtëpi, përveç lojës së mirë, kemi marrë edhe pikët me ekipet që janë më lart sesa ne në renditje. Shpresoj ta bëjmë këtë edhe kundër Flamurtarit, pavarësisht se jemi mundur më parë. Ne do të luajmë gjithçka për gjithçka. Do të kemi dy-tri mungesa, por nuk na mungojnë alternativat për t’i zëvendësuar.

Korabi do të kërkojë të ruajë ritmin me ekipet e gjashtëshes së parë, si dhe distancën me ndjekësit poshtë nesh”. Henry Marku i dëmtuar dhe Kryemadhi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve, nuk mund të jenë sot nën urdhrat e trajnerit Kumbarçe.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"