Trajneri Santos e bën “sefte” ndaj Shqipërisë: Rezultat i drejtë, e merituam të fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 0:03

Trajneri Santos e bën “sefte” ndaj Shqipërisë: Rezultat i drejtë, e merituam të fitonim

Trajneri i Polonisë, Santos, shijoi fitoren e parë në drejtimin e kësaj kombëtareje, teksa mposhtën Shqipërinë me rezultatin 1-0 në një duel tepër të vuajtur. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku portugez i Polonisë, ndër të tjera u shpreh:

santos

“Përqendrimi dhe puna në grup ishin gjërat më të rëndësishme. Përveç kësaj, aftësia për të mbrojtur, të shkonim lart dhe ktheheshim në mbrojtje. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Është mirë që fituam. Jemi në rrugën e duhur. Çdo gjë do të bëhet më mirë tani. Dhe rezultati është i drejtë. Ne e merituam të fitonim.

Është mirë që pas disfatës në Pragë patëm një ndeshje të shpejtë. Është gjithmonë e rëndësishme sepse të gjithë duan të ringrihen shpejt.

Luajtja para audiencës së tyre sigurisht që kishte një ndikim të madh në performancën e lojtarëve. Falënderojmë tifozët për mbështetjen e tyre”, u shpreh Santos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"