Trajneri që bëri të madh Marokun para Botërorit akuzon afrikanët: Nuk ua fal kurrë
Maroku ishte padyshim një nga surprizat më të mëdha të Botërorit 2022. Përfaqësuesja afrikane ishe e para në histori nga ky kontinent që siguroi katërshen e më të mirëve, duke thyer tabunë që ekzistonte që nga starti i një aktiviteti të tillë.
Por nëse në Botëror i drejtoi Ualid Regragui, atje i çoi franko-boshnjaku Vahid Hlihoxhiç. Ky i fundit i kualifikoi në Katar 2022, por më pas u shkarkua nga detyra në gusht, pas një zënke me yjet e skuadrës, mes të cilëve edhe Hakim ZIjesh.
“Më hoqën krenarinë. Nuk mundem as t’i harroj dhe as t’i fal. Të drejtoja në Botëror do të ishte fundi i karrierës time në futboll. Jam i lumtur që Maroku ka arritur një kualifikim të shkëlqyer por kjo nuk ul aspak keqardhjen time”, tha Halihoxhiç.
Edhe pse Federata e Marokut deklaroi në gusht se kishte ndarë rrugët në mënyrë “miqësore” me trajnerin, ky i fundit duket se do ia kujtojë gjatë këtë divorc para një aktiviteti që do kishte qenë i fundit i karrierës së tij.
PANORAMASPORT.AL
