Trajneri i Tiranës, Ahmataj: Nuk ka pse të bëhet dramë kjo humbje, ja situata e dëmtimit të Hasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 16:11

Trajneri i Tiranës, Ahmataj: Nuk ka pse të bëhet dramë kjo humbje, ja situata e dëmtimit të Hasanit

Tirana nuk ia doli ndaj Erzenit , ku u mund në shifrat 1-0. Kjo humbje nuk shikohet si dramë nga trajneri Julian Ahmataj. Në intervistën që trajneri i Tiranës dha për “MCN” pas ndeshjes, mes të tjerash u shpreh:

bandicam 2023-11-27 15-49-17-407

“Ndodh në futboll, mungesë përqendrimi dhe në fund vendoset rezultati nga një episod. Provuam shumë, krijuam raste, por bëmë gabime në goditje dhe finalizim. Këto janë ata që duhet të ushtrohemi dhe të rregullohemi për të kapur maksimumin.

 

Pavarësisht rezultatit ekipi nuk çedoi. Rezultati na mërzit, por nuk është se kjo humbje vjen në moment deciziv të kampionatit. Ndodh që ke 10-15 mundësi, por  nuk shënon,  apo shënojmë dhe na anulohet. Duhet të punonim më shumë nga krahët dhe futshim në qendër. Lojtarët duhet të kalonin në ndonjë aventurë, në situata një për një që të krijonin diçka. Kjo është një gjë që rikuperohet. E rëndësishme është që krijuam volum loje dhe raste për shënim.

Nuk ka pse të bëhet dramë kjo humbje, thjesht  një rezulutat. Dramë mund të quhet kur nuk ke ekuilibra dhe nuk krijon lojë. Erzeni nuk krijoj asnjë moment të dytë për të na ndëshkuar.

 

Formacion stabël?

Nuk është se po bëjmë rotacion kemi patur lojtar të dëmtuar. Kaina nuk u stërvit me ekipin gjatë javës.  Jemi mundur të marrim lojtarë nga U-19 që t’i përdorim dhe plotësohemi. Kjo na krijon mangësi . Kjo ka bërë që të kemi ndryshimet që keni parë.

 

Inciativa që duhet të merrnin lojtarët duhet të ndodhte që në pjesën e parë. Lojtarët duhet të hynin në driblim dhe të jepnim lojës kreativitet, pasi ishim shumë akademikë në lojë. Nuk flasim për një skuadëë që kemi shumë kohë në dispozicion, për të rregulluar planet na duhet pak kohë dhe kjo gjë do të ndodhë në vazhdim.

 

Hasani

Po merren doktorët me ekzaminimin, e pati këmbën të rënduar nuk mund të vazhdonte. Ndaj e zëvendësuam”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"