Trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë nuk përmbahet: Arbitrim skandaloz! Luajtëm ndaj 14 vetëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 12:27

Trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë nuk përmbahet: Arbitrim skandaloz! Luajtëm ndaj 14 vetëve

Trajneri i Burrelit, Renato Hoti, pas ndeshjes ndaj Tërbunit ku barazuan 1-1 nuk është përmbajtur teksa ka shpërthyer në akuza ndaj arbitrave:

Nikaj dhe Renato Hoti

“Ishte një ndeshje e vlerësuar nga ana jonë, por siç u pa, gjykimi ishte skandaloz. Madje tepër skandaloz, pasi të vish në Burrel dhe të japësh dy kartonë të kuq, penallti, nuk kisha parë ndonjëherë kështu gjykimi.

Shpresoj që ky problem të rregullohet në vazhdimësi. Mendoj se në takimin e radhës, edhe pse kemi mungesa nga kartonët, do të mundohemi të bëjmë më të mirën.

Presim edhe dy lojtarë brazilianë dhe them se do të kompletohemi për ndeshjen e radhës me Dinamon. Takimi me Tërbunin shkoi si shkoi. Siç e panë të gjithë, ekipi dha maksimumin, nuk kishte çfarë të bënte më shumë kur luan 11 kundër 14 vetëve.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"