Trajneri i Shkumbinit “kërcënon”: Po funksionojmë, mundim këdo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 11:56

Trajneri i Shkumbinit “kërcënon”: Po funksionojmë, mundim këdo

“Shkumbini po funksionon si skuadër dhe kjo më bën optimist për të kërkuar fitoren përballë çdo kundërshtari”. Kështu e nis fjalën e tij për “Panorama Sport”, trajneri Lorenc Pashja. Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme deri më tani dhe sidomos pas problemeve që hoqi në verë. Vetë iku e erdhi dhe kishte një ekip pa merkato dhe financa. Situata u përmbys dhe merita është edhe e tij, ndaj ka të drejtë të krenohet me këtë ecuri.

PASHJA

Përpara sfidës me Tomorin e Beratit, Pashja tregohet modest në deklaratën e tij. “Pa dyshim që të gjithë jemi të kënaqur me ato që kemi arritur deri tani. Unë ua kam thënë futbollistëve që puna dhe sakrifica në stërvitje, shpërblehen me rezultate pozitive në përballjet e kampionatit. Më gëzon gjendja psikologjike dhe fizike e futbollistëve të mi dhe sigurisht që përballë ekipit të Tomorit në fushë do të futemi me të vetmin objektiv, marrjen e tri pikëve.

Kundërshtari ka në përbërje lojtarë cilësorë që e njohin mjaft mirë Kategorinë e Parë. Megjithatë, ne do të shfrytëzojmë faktorin fushë për të siguruar fitoren e katërt sezonale e për të konsoliduar pozitat në klasifikim”, përfundoi numri një i pankinës peqinase.

shkkk

Dalipi: Respekt Shkumbinit, por nuk thyhemi jashtë fushe

Tomori Dalipi

Tomori ka mbyllur përgatitjet për javën e 6-të dhe sot do të marrë rrugën drejt Peqinit, atje ku i pret Shkumbini. Nuk e njohin humbjen në transfertë dhe me këtë mision udhëtojnë. Klevis Dalipi beson se do t’ia dalin dhe këtë e bazon te cilësia dhe fryma e grupit. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri nuk ngurron që të vlerësojë kundërshtarin. “Nesër (sot) do të përballemi me Shkumbinin, një kundërshtar që e kemi vlerësuar maksimalisht.

Kanë ardhur vërtet nga e Kategoria e Dytë, por në fushë kanë dëshmuar të kundërtën. Jo rastësisht renditet në vendin e dytë të tabelës, pas pesë javëve të para. E megjithatë, as ne nuk mbetemi pas. Unë besoj verbërisht te skuadra ime. Po reflektojmë një formë të lartë sportive dhe kjo premton vazhdimësinë e pathyeshmërisë nëpër transferta. Nga ky 90-minutësh pres rezultat pozitiv”, përfundoi trajneri.

FATMIR AHMETI/EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"