Trajneri i Seviljes nuk e beson se ka fituar Ligën e Europës: Për pushime do ta marrë vesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 23:30

Trajneri i Seviljes nuk e beson se ka fituar Ligën e Europës: Për pushime do ta marrë vesh

Trajneri i Seviljes, Hoze Luis Mendilibar nuk e ka mbajtur gëzimin pas triumfit në Ligën e Europës, me skuadrën andaluze që ka fituar për të shtatë herë në histori këtë trofe.

Jose-Luis-Mendililbar-medal

Ai ka folur për mediat ku përveç lumturisë për triumfin ia ka bërë të qartë dëshirën klubit për të vijuar punën përtej këtij seozni. Mendilibar erdhi si trajner provizor te Sevilja deri në fund të seoznit. Dhe ai jo vetëm mundi ta shpëtonte në La Liga, por arriti t’i jepte dhe Ligën e Europës.

Si ndihemi kampion?

Nuk e di a duhet ta besoj apo jo… Por është e vërtetë, kemi në duart tona trofeun. Ndoshta vetëm kur të shkojmë për pushime do të mendoj më kthjellët për atë çfafrë kemi bërë.

Një analizë të ndeshjes…

Ne e nisëm keq, duke luajtur me këmbë, pa kërkuar hapësirë, pa krosime, ata luajtën rehat sepse ishin gjithmonë afër njëritjetrit. Në pjesën e dytë ndryshuam, kemi qenë më agresivë, kemi marrë frenat e lojës dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi.

Çfarë do të ndodhë tani?

Le të shohim se çfarë do të ndodhë, ne do të duhet të shijojmë këtë moment, nga tani deri në ndeshjen e fundit të sezonit dhe më pas mendoj se do të flasim për diçka. Unë kam shumë dëshirë të vijoj të qëndroj këtu, jam i lumtur në Sevilje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"