Trajneri i ri, Dortmund e gjen shpëtimin te… Nagelsmani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 21:49

Trajneri i ri, Dortmund e gjen shpëtimin te… Nagelsmani

U mendua se humbja e titullit në limite në ciklin e shkuar do shtonte zjarrin te verdhezinjtë për të dërguar deri në fund këtë sezon çështjen “titull”, por kjo mbeti thjesht hipotezë.

nagelsman

Ata notojnë në “ujëra” jo të sigurta përsa i përket zonës Champions, ndërsa janë jashtë garës për Bundesligën, sikurse Kupës së Gjermanisë. Liga e Kampionëve është i vetmi opsion ku ata mund të shpresojnë, por pa ndonjë pretendim të madh. Së fundmi ka dalë në sipërfaqe sipas “Bild” interesimi i Dortmundit në lidhje me Nagelsmanin.

Aktualisht Juliani është në kontratë me “pancerat” deri në përfundimin e “Euro 2024”. Në rast se gjermanët nuk triumfojnë, 36-vjeçari do ishte i hapur për çdo pistë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"