Trajneri i PSG-së nis luftën me klubin, deklaratat për largimin e Mesit i kushtojnë shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2023 | 9:26

Trajneri i PSG-së nis luftën me klubin, deklaratat për largimin e Mesit i kushtojnë shumë

E ardhmja e Lionel Mesit ndryshon trajektore çdo ditë që kalon. Pas aludimeve mbi një rikthimit të mundshëm në Spanjë tek ekipi zemrës, Barcelona, tashmë kanë dalë hipoteza e parë që e lidhin me zhvendosjen drejt ligës arabe. Për t’i ndezur më tepër “gjakrat” PSG-Mesi ka menduar trajneri Kristof Galtie.

mesi galtie

DEKLARATA E TRAJNERIT- “Kam pasur privilegjin të stërvit lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Takimi ndaj Klerëmont do të jetë i fundit për Leon në ‘Parc des Princes”, ishin fjalët e Galtiesë. Ky skenar i jepte fund një herë e mire thashethemeve mbi mundësinë që “pleshi” të djersijë edhe sezonin e ardhshëm fanellën e Parisit.

REAGIMI I KLUBIT- Kampionët e Francës kanë dalë me njoftim zyrtar pak momente pas frazave të trajnerit të tyre, i cili kishte pohuar se Mesi do t’i “jepte duart” parisienëve pas takimit në xhiron e fundit të Ligë 1. “Sqarim, fjalët e teknikut Galtie nuk lidhen më përfundimin e aventurës së Mesit me PSG-në, por me sezonin aktual”, reagonte bordi në faqen zyrtare. Është fakt se 56-vjeçari pa mbushur ende vitin në pankinën e kampionëve transalpin, i ka valixhet gati, dhe me shumë gjasa precedenti në fjalë i ka dhënë goditjen finale drejt shkarkimit.

PËRFUNDIMI I KONTRATËS- “Regjisori” i triumfit përfaqësues “albiçeleste” në Botërorin “Katar 2022” firmosi me “princërit” para dy vitesh, çka nënkupton se bashkëpunimi është i vlefshëm deri në datën 30 qershor të muajit aktual. Vetë babai i Leos, në këtë rast agjenti i 35-vjeçarit, nuk ka dalë me qëndrim të prerë se kush do të jetë destinacioni i ardhshëm për djalin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"