Trajneri i Prestige pas fitores me Basania, Dulo: Ishte si finale, fituam ndaj një rivali të vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 17:28

Trajneri i Prestige pas fitores me Basania, Dulo: Ishte si finale, fituam ndaj një rivali të vështirë

Prestige arriti dje fitoren e dytë radhazi në të Tretën, aty ku mposhti me shifrat 1-2 Basanian, rival direkt për ngjitjen. Pas ndeshjes në kanalin “Prestige MFC” në “You Tube” u prononcua “arkitekti” i ekipit, Mandrit Dulo. Trajneri i kryeqytetasve nuk e fshehu gëzimin për fitoren, teksa analizoi lojën e ekipit të tij në këtë përballje.

dulo

Ai shprehet se zëvendësimet i kishte studiuar në stërvitje.

Sa të rëndësishme ishin këto 3 pikë, ndaj një rivali direkt?

Ishte ndeshja e radhës dhe çdo e tillë për ne quhet një finale. Duke qenë një ndeshje e vështirë, në një transfertë delikate dhe me një kundërshtar kaq të organizuar, mendoj se morëm maksimumin. Për këtë dua t’i përgëzoj të gjithë çunat, sepse e merituan!

Jua lehtësoi misionin goli i shënuar që në të 18-ën?

Padyshim që goli e liron skuadrën. Por transfertat kanë gjithmonë të papritura dhe sot (dje) ekipi vendas ishte i mirëorganizuar për të na kundërsulmuar, gjë të cilën e beri me daljet nga krahu i djathtë. Megjithatë arritëm ta rigjenim veten, pjesë e se cilës ishin dhe zëvendësimet e bëra. Në fund arritëm atë që synonim, shënuam golin e dytë dhe të fitores.

Sa kyç ishte momenti i zëvendësimeve?

U duk sikur ndryshuan lojën… Këto zëvendësime janë studiuar edhe në stërvitje. Është parë që këta djem në minutazhe të caktuara bëjnë shumë mirë për ekipin, duke i dalë gjithnjë kundërshtarit nga krahët dhe duke fituar edhe duele një kundër një. Daljet nga krahët i kemi synuar gjithë kohës. Të mos harrojmë edhe që 11-shja startuese bëri gjëra shumë të mira ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

Sa jua vështirësoi terreni dhe reshjet e shiut?

Në analizën e bëre fjalët drejtuar ekipit ishin: “Transferta e parë është gjithnjë e vështirë”. Kur luhet në fushë me bar duhet organizim tjetër dhe ekipi i kishte marrë masat, me përjashtim të 2-3 episodeve, që edhe vet fusha nuk t’i lejon t’i shprehësh.

Sa dëshmon për forcën e Prestige kjo fitore ndaj Basanias?

Prestige është një ekip ambicioz, kjo edhe falë investimit që ka bërë dhe po bëhet nga presidenti Fatmir Hysenbelliu. Patjetër që organizimi vjen që nga lart dhe ne jemi munduar ta justifikojmë. Prestige do të synoj te jete pretendent. Në çdo kompeticion që do të luajmë, do të jemi kompetitive dhe gjithnjë do të konkurrojmë me ekipet më të forta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"