Trajneri i Prestige, Dulo: Treguam karakter fitues, mendjen te “finalja” e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 18:40

Trajneri i Prestige, Dulo: Treguam karakter fitues, mendjen te “finalja” e radhës

Prestige konfirmohet si “superfuqia” e grupit A të Kategorisë së Tretë. Kryeqytetasit mposhtën dje Klosin në Burrel në një ndeshje plot episode e vështirësi. Pas ndeshjes, për “Panorama Sport”, trajneri Mandrit Dulo analizoi sfidën.

Madrit Dule

“Jam i kënaqur me interpretimin e ndeshjes nga ana e skuadrës. Patëm raste shënimi, por ndeshja ka të papritura, siç ishin edhe rastet e kartonëve të nxjerrë nga arbitri kryesor. Fatmirësisht këto momente nuk ndikuan në rrjedhën e ndeshjes. Dua të theksoj se në mënyrë absolute nuk merrem me arbitrimin. Edhe në inferioritet numerik, nuk e humbëm përqendrimin dhe mbi të gjitha skuadra tregoi forcë karakteri.

Kjo ka qenë ajo që ia kam kërkuar vazhdimisht çunave. Tani fokusi zhvendoset te ndeshja e radhës, jo më pak e rëndësishme për ne, pasi e kam thënë gjithnjë se Prestige i konsideron të gjitha përballjet si finale. Dua të përgëzoj stafin, çunat dhe presidentin, i cili na ka dhënë një mbështetje të madhe”, u shpreh trajneri Dulo.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"