Trajneri i Portugalisë: Europiani i tij i 6-të, Ronaldo është i gatshëm të ndihmojë ekipin dhe japë gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2024 | 13:18

Trajneri i Portugalisë: Europiani i tij i 6-të, Ronaldo është i gatshëm të ndihmojë ekipin dhe japë gjithçka

Trajneri Roberto Martinez është ndalur tek Kristiano Ronaldo në konferencën paraprake për shtypin para ndeshjes së fundit testuese të Portugalisë para Euro 2024.

ronaldo

“Është e rëndësishme për ne që të jemi në gjendje të sulmojmë dhe të mbrohemi me njëmbëdhjetë lojtarë. Kristiano Ronaldo ka përvojë të madhe, nuk ka asnjë lojtar me 5 Europianë të luajtur. CR7 është i gatshëm të ndihmojë ekipin dhe të japë gjithçka. Ai është një lojtar që di shumë mirë të përdorë hapësirën në zonë. Fokusi i tij, është reagimi ndaj humbjes dhe pozicionet mbrojtëse ishin perfekte në ndeshjet e fundit që luajtëm, ndaj nuk kam asnjë dyshim apo shqetësim. Ajo që ndodh në këto turne është se ne duhet të bëjmë vlerësime çdo ditë. Ronaldo kishte 51 ndeshje, nuk e kishte problem t’i luante të gjitha, por të dhënat në nivel klubesh nuk janë të njëjta në nivel kombëtar. Ai tregoi se mund të luajë çdo 4 ditë, por ne e vlerësojmë këtë në kohë reale gjatë turneut”, përfundoi Martinez.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"