Trajneri i Maliqit ka vetëm një mision, të shmangë goleadën në derbi ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2022 | 12:39

Trajneri i Maliqit ka vetëm një mision, të shmangë goleadën në derbi ndaj Skënderbeut

Maliqi e ka përqendruar gjithë fokusin te kampionati, teksa dueli i kthimit, ndaj Skënderbeut, i vlefshëm për turin e parë do të jetë thjesht një formalitet.

Maliqi

Maliqarët u mposhtën me rezultatin 1-5 në takimin e zhvilluar para 2 javësh, ndërsa sot dot të kërkojnë të shmangin goleadën. Në prononcimin për “Panorama Sport”, trajneri i Maliqit, Erjon Beqiri, u shpreh:

“Fokusi ynë këtë sezon është te kampionati, ku synojmë mesin e artë të renditjes. Ditën e diel kemi një duel tepër delikat ndaj Pogradecit në shtëpi dhe jemi të fokusuar te kjo përballje.

Për sa i përket ndeshjes së Kupës ndaj Skënderbeut, e shikoj thjesht një formalitet, duel për t’u luajtur.

Do të përpiqemi të evidentojmë sa të mundemi pësimin e golave. Jemi menduar t’u japim hapësirave lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta në javët e para, për të shmangur ndonjë dëmtim të mundshëm”, u shpreh Beqiri.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"