Trajneri i Flamurtarit, Resuli “qan” finalizimin: Mund të fitonim më thellë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 18:07

Trajneri i Flamurtarit, Resuli “qan” finalizimin: Mund të fitonim më thellë

Dritan Resulin e kënaq jo vetëm kualifikimi, por edhe reagimi i skuadrës. E megjithatë, ka edhe rezerva për finalizimin. Trajneri thekson se rezultati mund të ishte edhe më i thellë. “Ne duhet ti vlerësojmë të gjitha ndeshjet që do të zhvillojmë këtu.

DRITAN RESULI

Edhe Kupa është po kaq e rëndësishme sa pjesa tjetër e kampionatit. Edhe pse sot (dje) kemi bërë disa zëvendësime, kemi alternuar disa të rinj me titullarët. Ndeshja ka qenë e mirë. Dominuam në të gjitha dyluftimet. Shkuam shumë herë te porta dhe krijuam rastet. Rezultati mund të ishte edhe më i thellë.

Jam i kënaqur nga paraqitja që skuadra bëri në këtë ndeshje. Tani na duhet që të përgatisim ndeshjen e kampionatit, që mbetet shumë e rëndësishëm për ne me Vorën. Gjithsesi, për këtë takim do të kemi kohën e mjaftueshme për të bërë maksimumin”, përfundon Resuli.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"