Trajneri i Erzenit “kërcënon” Vllazninë, Deliallisi: E ndiej që kthehemi me pikë nga Shkodra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2023 | 11:00

Trajneri i Erzenit “kërcënon” Vllazninë, Deliallisi: E ndiej që kthehemi me pikë nga Shkodra

Erzeni ka mbyllur dje përgatitjet e fundit në kuadër të transfertës me skuadrën e Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 17:00, ndeshje kjo e vlefshme për javën e njëmbëdhjetë të Superiores. Kujtojmë që në javën e dytë, ekipet janë përballur me njëra-tjetrën e kanë përfunduar në barazim 2-2, ku shënues për shijakasit kanë qenë Mihana e Kahrimanoviç, ndërsa për shkodranët, Bekim Balaj me dy gola. Ekipet kanë pasur pothuajse të njëjtën ecuri ku në tabelën e renditjes numërojnë 12 pikë secili.

deliallisi

Në një prononcim për “Panorama Sport”, tekniku Deliallisi shprehet se ndihen gati për sfidën me Vllazninë e Shkodrës e se kthehen në shtëpi me një rezultat pozitiv. Ai flet gjithashtu edhe për gjendjen e ekipit, mundësia e pasjes së organikës së plotë, e thirrja që tifozët t’i mbështesin.

“Luajmë kundër ekipit të Vllaznisë për herë të dytë këtë edicion e sigurisht që kërkon respekt maksimal. Ata kanë mentalitet kampioni, pavarësisht ecurisë, e cila mund të ndryshojë për këdo, pasi është vërtet herët për të folur. Një grup vërtet luftarak, që kërkon kujdes nga ne. Sot (dje), ne mbyllëm stërvitjen e fundit, për të udhëtuar drejt Shkodrës. Pra, lojtarët e munguar nga dëmtimet janëpërsëri aty në ekip.

Jemi grup më i bashkuar se kurrëpër të shkuar jashtë limiteve deri në ‘120% nga vetja’.Ndiej siguri që kthehemi me një rezultat pozitiv ngaShkodra, e këtë mentalitet fituesi na e ka siguruar dhembështetja që tifozët na kanë dhënë nga ndeshja nëndeshje. Pra, si një faktor ndikues u kërkoj që të jenëatje, dëshmitarë dhe përkrahës të përpjekjeve tona”,mbylli Deliallisi.

ERALD DERVISHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"