Trajneri Hadaj: Tomori ka rënë në të Dytën, tani synojmë hapësirat për të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 0:13

Trajneri Hadaj: Tomori ka rënë në të Dytën, tani synojmë hapësirat për të rinjtë

Pas humbjes me Vorën, Lisjan Hadaj, zv.trajneri i Tomorit për “Panorama Sport” u shpreh: “Tomori e ka përfunduar kampionatin, kemi rënë nga kategoria.

Iken DOBRONIKU dhe zv.trajneri Lisjan Hadaj

Në ndeshjet e mbetura ne do të kërkojmë të rindërtojmë një skuadër modeste për ta ringjitur Tomorin sërish sezonin e ardhshëm. Pjesa e parë e takimit ishte mjaft e luftuar si nga ne edhe nga Vora. Në pjesën e parë Tomori luajti bukur, krijuam raste shënimi, por nuk konkretizuam. Tashmë dihet objektivi ynë, krijimi i sa më shumë hapësirave të futbollistëve të rinj.

Ndërkohë kemi fituar një portier të ri, vetëm 18 vjeç. Kemi aktivizuar dhe futbollistë të tjerë të rinj dhe synojmë ndërtimin e një skuadre të re me elementë të rinj, që të jenë të gatshëm për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, siç e dini ne kishim përballë një kundërshtar mjaft të fortë siç është Vora dhe arritëm të rezistonim për gati 60 minuta”.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"