Trajneri Gvozdenoviç: Rezultati nuk është i drejtë, pika ndaj Tiranës nuk e kënaq Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2023 | 19:36

Trajneri Gvozdenoviç: Rezultati nuk është i drejtë, pika ndaj Tiranës nuk e kënaq Skënderbeun

Skënderbeu barazoi 1-1 me Tiranën, por trajneri Ivan Gozdenoviç nuk ëhstë i kënaqur me pikën e marrë. Sipas trajnerit serb të Skënderbeut, skuadra pati mundësi të shënonte edhe golin e dytë dhe të merrnin edhe fitoren ndaj bardhebluve. Për “MCN” pas ndeshjes trajneri i Skënderbeut u shpreh:

bandicam 2023-11-05 19-23-34-259

“Rezultati nuk është i drejtë se kërkonim fitoren. Në pjesën e dytë ishim mirë dhe patëm  3-4 raste për gol. Edhe në pjesën e  parë Nikaj pati një rast ku mund të dyfishonim. Nuk më kënaq një pikë.

Tërheqja pas golit?

Ndoshta mund të rrinim më larg, nuk u thashë lojtarëve, por ndodhi. Edhe Tirana ishte larg presionit dhe mbetëm larg, pra varej edhe nga cilësia e kundërshtarit. Por edhe me këtë 15 minutësh ishim për golin e dytë. Unë e dija cilësinë e Tiranës, erdhi mundësia për të shënuar, por nuk e bëmë.

Shënoni pak?

Për mendimin tim kemi sulmues të mirë,  Nikaj, Rashica dhe Frenki që janë me moshë të re.  Kemi cilësi, por na duhet pak kohë që të jemi më konkret në finalizim. Kemi cilësi dhe shpresoj që të përmirësohemi disi në fazën sulmuese”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"