Trajneri Garsia “trullos” Realin me elozhe: Napoli duhet të luaj çdo vit në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 19:02

Trajneri Garsia “trullos” Realin me elozhe: Napoli duhet të luaj çdo vit në Champions

Napoli dhe Real Madrit nesër mbrëma “përplasin brirët” për kreun e Grupit C në Champions. Trajneri i kampionëve të Italisë, Rudi Garsia, në prag të kësaj sfide ka dalë para mediave së bashku me kapitenin Xhovani Di Lorenco.

rudi-garcia-1130x635

Garsia foli për emocionet e këtij takimi, rrezikshmërinë e kundërshtarit, si dhe skuadrën e tij para ballafaqimit me “galaktikët”.

“Liga e Kampionëve është gara më e mirë, është një moment special për stafin, trajnerët dhe lojtarët. Vetëm ta dëgjosh himnin e Champions është e mjaftueshme për t’u motivuar. Napoli duhet të luajë në Ligën e Kampionëve çdo sezon. Real Madriti ka një ekip unik, ata ende kanë të paktën dhjetë lojtarë që nga finalja e fundit që fituan kundër Liverpulit (2022). Reali u tregua i mençur kur nënshkroi me Belingham për të zëvendësuar Benzeman, edhe pse nuk mbulojnë të njëjtin rol. Gjithashtu, vepruan mirë duke firmosur edhe me Joselu”, u shpreh trajneri i Napolit.

Ky nuk do të jetë ballafaqimi i parë mes Napolit dhe Real Madridit, pasi që këto dy skuadra janë përballur me njëra-tjetrën dy herë në vitin 2017, ku madrilenët i fituan të dyja ndeshjet. Napoli e ka nisur aventurën e këtij sezoni në Champion duke mposhtur 2-1 Bragën në Portugali. Ndërsa Real Madrit fitoi 1-0 ndaj Union Berlinit në “Santiago Bernabeu”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"