Trajneri Dritan Smajli: Besëlidhjes i duhen llogari të sakta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 14:07

Trajneri Dritan Smajli: Besëlidhjes i duhen llogari të sakta

Teksa kampionati i Kategorisë së Dytë po shkon drejt fundit, gjithçka mbetet e hapur mes dy skuadrave të kreut, Besëlidhjes dhe Valbonës. Trajneri Dritan Smajli në prag të sfidës me Tërbunin deklaroi:

smajli

“Jemi në hapat e fundit të kampionatit, nga ku nisin edhe llogaritë. Duke qenë se javën e fundit e kemi pushim, na kanë mbetur 3 ndeshje. Për momentin Besëlidhja kryeson e vetme grupin, por llogaritë duhen bërë të sakta. Gjatë javës kemi punuar intensivisht për ta karikuar ekipin si duhet. Unë kurrë nuk kam pritur nga të tjerët, por kam punuar brenda kapacitetit tim për të arritur objektivat. Tani kërkoj nga ekipi që të japë më të mirën e mundshme.

Ne kemi një objektiv dhe kam besim se do ta realizojmë. Për të realizuar objektivin duhet punë e përpjekje nga të gjithë në fushën stërvitore dhe në fushën e blertë ditën e ndeshjes. Ndaj Tërbunit do të luajmë ashtu siç e ka traditë Besëlidhja. Të gjitha ekipet i vlerësojmë, pasi çdo ekip lufton për të realizuar objektivin e tij”.

PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"