Trajneri Deliallisi me taktika të reja, Erzeni do fitore me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2023 | 17:37

Trajneri Deliallisi me taktika të reja, Erzeni do fitore me Dinamon

Ekipi i Erzenit vijon të zhvillojë seancat stërvitore në kuadër tëpërgatitjeve për ndeshjen ndaj Dinamos, në stadiumin “Niko Dovana”, në Durrës. Kujtojmë që, më parë tekniku Deliallisi nuk ikishte të gjithë lojtarët në dispozicion pasi Kahrimanoviç e Peposhi, shfaqën shqetësime por që tashmë raportohen të rikuperuar, ejanë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të grupit që janë në gjendjenormale.

deliallisi

Për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve, vetëmAlessandro Kacbufi mbetet jashtë. Ky është një çlirim për trajnerin, icili po skicon formacionin dhe atë çfarë skuadra e tij do mund të bëjënë fushën e gjelbër tashmë me një mentalitet ku nuk ndjehen inferiorë. Pra, ajo çfarë u vu re, sot (dje) gjatë trajnimit ishte përdorimi idisa moduleve të ndryshme loje, ushtrimi i presionit, e gjuajtjet nëportë, pika të cilat ishin kërkesa të vazhdueshme nga Deliallisi.

Kjoështë transferta e shtatë për Erzenin, ku në gjashtë të tjera kamarrë dy fitore, dy barazime e dy humbje. Rezultate këto të cilattregojnë për një rrugëtim të mirë të përballjeve jashtë shtëpie. Praduket që ekipet kundër Erzenit në fushën e tyre vuajnë shumë. Poashtu përcaktimi për të luajtur në Durrës, duket favorizuese përsuksesin e Erzenit në këtë ndeshje, pasi tifozët me siguri do të jenëtë shumtë aty për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës, e për tëdhuruar një atmosferë të bukur.

ERALD DERVISHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"