Trajneri Bubeqi “shkund” lojtarët e Besë: Duhet të nxirrni “xixa”, ja shembulli pët t’u ndjekur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 19:15

Trajneri Bubeqi “shkund” lojtarët e Besë: Duhet të nxirrni “xixa”, ja shembulli pët t’u ndjekur

Besa vazhdon javën stërvitore nën drejtimin e trajnerit Dorjan Bubeqi, i cili ashtu si paraardhësi i tij Haxhiu, nuk e ka grupin e plotë. Spahiu, Kapo dhe Abdullai vijojnë me probleme, por kundër Bylisit në fundjavë do të mungojë edhe Nkube, i cili mori karton të kuq ndaj Elbasanit.

bubeqi

Kjo ka detyruar trajnerin kavajas të marrë në “huazim” nga moshat 5 lojtarë për të mundësuar 22 të tillë në ekip në zbatim të programit stërvitor. Përtej të gjithave, Dorjan Bubeqi duket se fokusin kryesor e ka të injektojë grintën që i mungon grupit, si dhe mentalitetin fitues. Kjo u pa qartë edhe dje teksa përpara seancës stërvitore ai mbajti një fjalë të shkurtër para grupit. “Ju kam ndjekur edhe në ndeshje, por këto 48 orë kam konstatuar se jo të gjithë nxirrni ‘xixa’ në stërvitje.

Duhet ta kuptoni, që loja është produkt i asaj çfarë bëjmë gjithë javës dhe nëse nuk ka grintë, luftë sportive në stërvitje, si do e arrini atë në ndeshje? E dyta, shoh se shumë prej jush e vuajnë humbjen me Elbasanin, por ta ndjesh fanellën e të reagosh janë dy gjëra të ndryshme. Çdo ndeshje që kalon analizohet të hënën dhe pastaj hidhet pas krahëve duke parë nga takimin e radhës. Fitore, barazim apo humbje, ajo ndeshje ikën dhe vjen tjetra që nuk të lë kohë të qash atë që iku.

Nga ju dua të futeni në fushë me besim e mentalitet fituesi. Janë disa ndeshje që duhen marrë shembull: Burreli ndaj Flamurtarit dhe me Vorën, si dhe Luzi ndaj Bylisit. Këta shembuj tregojnë se kur futesh në fushë, sakrifikon dhe beson te fitorja. Nuk ka gjë që nuk arrihet. Unë besoj te ju dhe bashkë do t’ia dalim, por vetëm nëse korrigjojmë ato gabime që kemi shfaqur në ndeshjet paraardhëse”, u shpreh mes të tjerash trajneri Bubeqi para ekipit.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"