Torino përsërit historinë me trajnerët e Romës, dërgon një spiun në stërvitjen e verdhekuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 15:02

Torino përsërit historinë me trajnerët e Romës, dërgon një spiun në stërvitjen e verdhekuqve

Roma do të presë sot në orën 18:30 Torinon në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serinë A. Por në prag të këtij dueli, ka ndodhur një episod i veçantë në Trigoria.

roma

Analisti i ndeshjeve Mikele Orekio njëkohësisht dhe bashkëpunëtori i trajnerit, Ivan Juriçit është kapur nga policia për shkak se po spiunonte stërvitjen përfundimtare të ekipit të drejtuar nga Daniele De Rosi.

Nuk është hera e parë që i njëjti person nga stafi i Torinos kapet teksa tentonte fshehurazi të “vidhte” sekrete dhe ndonjë lëvizje taktike të provuar nga një trajner i Romës përpara një ndeshjeje kundër tyre.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe prillin e kaluar kur ai po spiunonte stërvitjen e drejtuar atëherë nga Zhoze Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"