Tomori po zhgënjen, Milani piketon zëvendësuesin e anglezit në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2023 | 8:50

Tomori po zhgënjen, Milani piketon zëvendësuesin e anglezit në Gjermani

Fikajo Tomori po zhgënjen me paraqitjet e tij sezonale. Të shumta gabimet që kanë ndikuar në rezultatet e ekipit. Sidoqoftë, nëse qendërmbrojtësi anglez shitet në verë nga kuqezinjtë, drejtuesit mund të kthehen tek Evan N’Dika.

ndika

Tashmë verën e kaluar Milani dukej se mund ta blejë lojtarin nga Frankfurti, pasi ai do t’u thotë lamtumirë gjermanëve në fund të këtij sezoni duke qenë se i përfundon kontrata.

Do të ishte një marrëveshje e vlefshme për “djallin” pasi është një lojtar me përvojë ndërkombëtare, i pjekur dhe për këtë arsye menjëherë i gatshëm për t’u përdorur. Prandaj do të shohim se si do të vazhdojë sezoni aktual i Tomorit dhe çfarë vendimesh do të marrë klubi në qershor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"