“Tomori nuk fal më në shtëpi”, Çaço paralajmëron Luzin: Jemi gati për fitoren tonë të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2023 | 13:45

“Tomori nuk fal më në shtëpi”, Çaço paralajmëron Luzin: Jemi gati për fitoren tonë të parë

Në Berat nuk mund të gabojnë dy herë radhazi dhe sidomos në shtëpi. Nëse në start lanë pikë, sot e kanë të ndaluar blofin. Caco-750x430

Në fushë do të zbresin vetëm e vetëm për maksimumin, ndryshe do t’ia komplikonin rrugëtimin vetes që në start. Te Tomori janë gati për të pritur Luzin 2008. Kanë mbyllur përgatitjet dhe janë marrë disa detaje të vogla, që sot të jenë më pranë perfeksionit. E dinë që të lehetë nuk do ta kenë përballë luznjakëve, pasi edhe vjet i hapën punë. Dy herë janë munduar nga ky kundërshtar. Kapiteni Ervis Çaço sidoqoftë beson se historia do të ndryshojë në favorin e tyre.

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai thotë: “Sezon i ri, histori e re. Ndeshjet e këtij viti nuk do të kenë lidhje me ato të vitit të kaluar. Luzi na mundi dy herë vjet, por nuk ka shans që të ndodhë më kjo gjë. Kampionatin e kaluar pastaj, nuk ndikuan as në renditje. Ne kemi qenë në pozita komode, ndërsa ata për mbijetesë. Sikurse nuk do të kenë asnjë ndikim as edhe në ndeshjen e nesërme (sotme). Jemi stërvitur maksimalisht dhe jemi gati për të realizuar fitoren tonë të parë”, ka përfunduar kapiteni i Tomorit.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"