Tomori në krizë rezultatesh. Beratasit i pret “ferri”, në radhë tri transferta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2023 | 18:00

Tomori në krizë rezultatesh. Beratasit i pret “ferri”, në radhë tri transferta

Humbja e pësuar ndaj Burrelit ka komplikuar pozitat e Tomorit. Janë në vendin e 10-të dhe seriozisht rrezikojnë mbijetesën. Nëse deri në nisje të këtij sezoni flitej për pretendime, tashmë gjendja është totalisht tjetër. Dhe këtë e kupton duke parë shifrat. Sikur të mos mjaftonte fakti që kanë 6 javë radhazi që nuk fitojnë (maksimumi kanë shijuar dy barazime), kanë edhe kalendarin kundër.

TOMORI

Situata bëhet akoma më dramatike, kur sheh ndeshjet e radhës. Beratasit duhet të luajnë tri transferta radhazi. Një “malore” e fortë, që mund të vendosë shumë për të ardhmen e skuadrës. E nisin në Vlorë, atje ku do të matin forcat me Flamurtarin që pretendon ngjitjen në elitë. Më pas shkojnë në Peshkopi, ku do të ndeshen me Korabin dhe në fund kanë Luzin 2008 që mbyll renditjen dhe akoma nuk e ka bërë “sefte” me fitoret.

Transferta këto që do të pasohen nga ndeshja shtëpiake me Bylisin. Çka do të thotë, janë katër javë të tmerrshme. Nuk dihet nëse do të zhvillohet apo jo një analizë e thellë për të kuptuar atë që po ndodh në Berat. E megjithatë, nga sot skuadra do të nisë përgatitjet për javën e 11-të. Ndonëse i pret “ferri” në Vlorë, do të tentojnë surprizën.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"