Tomori i kthehet fitoreve, Besëlidhjen e mban lart vetëm matematika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2023 | 16:50

Tomori i kthehet fitoreve, Besëlidhjen e mban lart vetëm matematika

Tomori i është kthyer përsëri fitoreve në Kategorinë e Parë, duke marrë një sukses të vlefshëm në transfertën përballë Besëlidhjes që tashmë është thuajse edhe matematikisht e rënë në Kategorinë e Dytë.

 

beselidhja tomori

Skuadra beratase ka fituar me një gol të Eminit në pjesën e dytë të ndeshjes, dukë marrë tri pikë të arta që konsolidojnë shumë pozitat e saj në grupin e ekipeve që do të luajnë në play-off për ngjitjen në Superiore.

Ndërsa Besëlidhja, në një sezon shumë larg pritshmërisë, tani pret vetëm verdiktin e matematikës për rënien që duket e pashmangshme.

BESËLIDHJA-TOMORI 0-1
73′ Emini

FORMACIONET ZYRTARE:

 

WhatsApp Image 2023-04-08 at 3.08.42 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"