Tomori gjen trajnerin e ri, i beson stolin ish-kampionit të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2023 | 23:25

Tomori gjen trajnerin e ri, i beson stolin ish-kampionit të Partizanit

Humbja 4-0 ndaj AF Elbasanit ka vënë në lëvizje drejtuesit e Tomorit për të graduar trajnerin e ri pas largimit të Klodian Arbrit.  

febron ziu

Ish-futbollisti kampion i Partizanit, Febron Ziu, do të jetë “timonieri” i ri i skuadrës beratase që militon në Kategorinë e Parë. Ziu u prezantua ditën e sotme nga kryetari i Bashkisë së Beratit, teksa do të kërkojë të rikthejë ekipin drejt rezultateve pozitive, pas momentit të vështirë që po kalon.  

Në muajin korrik Febron Ziu u emërua trajneri i Bylisit, ndërkohë që në 6 gusht stoli iu besua Bellait, teksa Ziu kaloi në rolin e drejtorit teknik.  

Tashmë ai do të nisë një aventurë të re si trajner në drejtimin e skuadrës së Tomorit, ekip me traditë në futbollin shqiptar.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"