Tomori e bën “ves” me miqësoret, gjunjëzon edhe Luftëtarin/ Ja formacionet dhe autorët e golave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2023 | 18:09

Tomori e bën “ves” me miqësoret, gjunjëzon edhe Luftëtarin/ Ja formacionet dhe autorët e golave

Tomori nuk ndalet në miqësoren, fiton të tretën radhazi në shtëpi. Këtë herë beratasit kanë mposhtur gjirokastritët e Luftëtarit.

Tomori

Tekniku Klodian Arbëri nuk bën ndryshime në formacion, përveç një risie në sulm, ku ka adoptuar Hysenin përkrah Beçkës. Pjesë e organikës është bërë edhe Rrezart Kokallani, që sezonin e fundit luante për Kukësin.

NDESHJA – Beratasit zhvilluan një lojë të bukur dhe kuptohen mirë me njëri–tjetrin. Që në minutat e para, ata i afrohen golit, por pa rezultat. Gjirokastritët zgjedhin presingun, por janë beratasit që shënojnë të parët në minutën e 17-të me Hysenin, i cili pas një pasimi të shkurtër realizon bukur brenda zone. Miqtë insistojnë dhe i afrohen golit në dy raste.

I pari, një kros në zonë e gjen të papërgatitur Miranin, ndërkohë që në minutën e 27-të Ziaj gjen në pozicion Rokun. Më pas, një kombinim fantastik i dyshes Solomon – Laval dhe ky i fundit dyfishon shifrat, duke i dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë, të dy trajnerët respektivë hedhin në fushë thuajse të gjithë lojtarët rezervë. Kanë spikatur dy afrikanë që luanin për miqtë dhe në periudhën kohore nga e 60’ – 74’ gjirokastritët i vunë vendësit në provë me dy kundërsulme të shpejta.

Fillimisht do të ishte mbrojtësi Arëza me një ndërhyrje në momentin e fundit dhe në tjetrin Memlika shumë pranë konkretizimit. Beratasit i janë afruar dy herë golit në fundin e ndeshjes me talentin Arbëri. Fillimisht godet nga jashtë zone në të 81’-ën dhe 5 minuta më vonë me kokë, por ka qenë reagimi i portierit mik që nuk e ka lejuar. Të dy ekipet në fund të ndeshjes janë duartrokitur nga tifozëria beratase, e cila është argëtuar me miqësoren e djeshme.

TOMORI 2-0 AF LUFTËTARI 

GOLAT: Hyseni 17’, Laval 43′

TOMORI: Roku, Abaraj, Lamellari, Trokthi, Kumani, Ibrahim, Solomon, Hysollari, Laval, Beçka, Hyseni; (U aktivizuan: Memlika, Zema, Arëza, Kl.Arbëri, Ndreaj, Vrapi, Agami, Sharavolli, Kokollari). Trajner: Klodian Arbëri

AF LUFTËTARI: Myler, Tuni, Glauber, Çulli, Kapo, Puci, Çelo, Melo, Gaba, Ziaj, Mirani; (U aktivizuan: Basha, Henri, Puci, Buxaj, Këndella, Ahmetaj, Xhoshua). Trajner: Edmond Dalipi

GJYQTARË: K.Berberi, S.Ahmetaj, E.Aliaj (Berat);

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"