“Tkurret” Pogradeci, trajneri: Më duhen dy lojtarë, garantoj korrektësi me pagat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2022 | 17:35

“Tkurret” Pogradeci, trajneri: Më duhen dy lojtarë, garantoj korrektësi me pagat

Pogradeci “tkurret”. Pjesë e grupit nuk do të jenë më portieri Klevis Hasanbelli dhe mesfushori Ildian Shyti. Ata kanë zgjidhur kontratën me konsensus dhe janë rikthyer tek Egnatia. E megjithatë, ka edhe afrime.

ardjan abazaj

Bëhet fjalë për sulmuesin 18-vjeçar Arbri Pengu, që rikthehet pas aventurës 4-mujore në Portugali me skuadrën e Leixoes. Në një prononcim për gazetën, trajneri Ardjan Abazaj zbardh planet e merkatos dhe fazës:

“Largimet i keni marrë vesh, ndërsa për afrime nuk mund të flasim ende. Jemi në bisedime me disa lojtarë të elitës dhe Kategorisë së Parë, por do të ketë edhe huazime. E shpreh publikisht se dua një qendërmbrojtës dhe një mesfushor qendre me tipare sulmuese.”

“Unë jam i gatshëm të pres çdo futbollist që e ndien se mund të jetë i denjë për ekipin e Pogradecit dhe i garantoj se korrektësia me pagat dhe kushtet e jetesës janë pothuajse perfekte”.

REDI DANDALLAKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"