Tjetër sukses për trajnerin e vetëm që mundi Argjentinën në Botëror, bëhet i pari në historinë e futbollit që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2023 | 19:16

Tjetër sukses për trajnerin e vetëm që mundi Argjentinën në Botëror, bëhet i pari në historinë e futbollit që…

Disa muaj më parë, Herve Renard së bashku me Arabinë Saudite mundën Argjentinë në ndeshjen e parë të grupit, ku më pas Mesi me shokë arritën të ngrinin trofeun.

Saudi Arabia boss Herve Renard

Skuadra arabe u bë kështu e vetmja që arriti ta mundte Argjentinën në Botërorin e Katarit, me trajnerin francez që mori një vëmendje tejet të madhe.

Sot, Renard shkroi historinë në futboll, me Francën e tij që mundi Brazilin në Botërorin e Femrave me rezultatin 2-1, duke u bërë trajneri i parë në histori që fiton një ndeshje në Botërorin e Meshkujve dhe një në atë të Femrave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"