Tjetër fitore me përmbysje, Shehu nderon Korabin në fund. Ja kujt ia dedikon suksesin trajneri Kumbarçe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 12:43

Tjetër fitore me përmbysje, Shehu nderon Korabin në fund. Ja kujt ia dedikon suksesin trajneri Kumbarçe

Korabi ia merr dorën fitoreve në shtëpi në minutat shtesë. Pas Lushnjës, të shtunën e ka pasur radhën Tomori në Peshkopi, ku Korabi mori një fitore me përmbysje në shifrat 2-1. Të parët kaluan në avantazh beratasit, ndërsa dibranët në pjesën e dytë shënojnë dy herë, ku goli i fitores i shënuar nga Shehu u realizua në minutën e dytë shtesë.

korabi

Për shkak të dënimit të fushës së Peshkopisë nga Komisioni i Disiplinës, takimi është luajtur me stadium të boshatisur. Por kjo nuk i ka penguar qindra sportdashës vendës, që ta ndiqnin takimin nga ambientet jashtë rrethimit të fushës, si dhe nga ballkonet dhe tarracat e ndërtesave përreth stadiumit. Një ndeshje me dy tablo, ku në të parët Tomori ishte më konkret dhe i qartë në fushë dhe në minutën e 23-të gjejnë golin me Oshafin, i cili shfrytëzoi pakujdesinë  vendasve në mbrojtje pas topit të krosuar nga këndi. Pjesa e parë u mbyll me fitoren 1-0 për beratasit.

Pjesa e dytë nis ndryshe për Korabin që shumë shpejt, pikërisht në minutën e 49-të arrin të barazojë rezultatin me golin e Vilson Lilës. Pas këtij goli, të besuarit e trajnerit Kumbarçe e shtojnë presionin ndërsa beratasit tregojnë limite. Të dy trajnerët u munduan që me ndërrimet e bëra të freskojnë ekipet, por ndryshimet ndikuan për mirë vetëm te Korabi. Pikërisht goli i fitores u shënua nga Shehu, i cili hyri si zëvendësues dhe në minutën 92-të i dha tri pikë me vlera dibranëve.

Kumbarçe, me dedikime speciale

Shpend Kumbarçe, trajneri i Korabit, pas ndeshjes  për :PanoramaSport: u shpreh: “Përpara takimit i druhesha nënvlerësimit dhe në pjesën e parë e vuajtëm deri diku. Kam skuadër me karakter dhe këtë e treguam në pjesën e dytë, kur përmbysja erdhi në mënyrë logjike dhe e merituar. Këtë fitore unë dhe skuadra ia dedikojmë administratorit tonë Fehmi Mziu, i cili na ndjek dhe na suporton fuqishëm edhe pse na mungon fizikisht në stadium, si dhe tifozëve dibranë”.

EDI SPAHIU   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"