Postuar: Janar 25, 2023 | 21:55
Tjetër “firo” te Kukësi, largohet futbollisti 23-vjeçar i huazuar nga klubi i Kategorisë së Parë
Një tjetër largim nga radhët e Kukësit. Bëhet fjalë për futbollistin Rimal Haxhiu. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindor, ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me 23-vjeçarin, i cili iu bashkua kukësianëve në formë huazimi nga klubi i Apolonisë që militon në Kategorinë e Parë.
Klubi bën me dije se palët kanë rënë dakord për të mbyllur huazimin. Kukësi e falënderon gjithashtu Haxhiun për kontributin e dhënë.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:
FK Kukësi njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Rimal Haxhiu. Mbrojtësi 23 vjeçar erdhi në formë huazimi nga klubi i Apolonisë, teksa palët kanë rënë dakord për të mbyllur huazimin.
Klubi i Kukësit e falënderon Haxhiun për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij.
PANORAMASPORT.AL
