Titulli Kampion Bote i Caljes vë në lëvizje qeverinë shqiptare, ndryshon ligji për shpërblimet e sportistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2021 | 17:04

Titulli Kampion Bote i Caljes vë në lëvizje qeverinë shqiptare, ndryshon ligji për shpërblimet e sportistëve

Qeveria pritet të miratojë në mbledhjen e kësaj jave një ndryshim specifik në ligjin për vlerësimin e medalistëve në peshëngritje. Ky ndryshim parashikon që për herë të parë shpërblimi i fituesve të  medaljeve të arta në peshëngritje të bëhet për secilën garë (shtytje, shkëputje dhe në dygarësh), bazuar kjo në rregulloren ndërkombëtare të peshëngritjes

calja

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se ky ndryshim vlen për të gjithë sportistët që prej korrikut 2020, kur doli për herë të parë Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili kishte këtë mangësi.

 Kështu, Briken Çalja do të marrë shpërblimin të një kampioni të përmasave ndërkombëtare.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"