Titulli kampion/ Barcelona shpreh mirënjohje për sulmuesin e Çelsit, harron rekordmenin e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2023 | 10:39

Titulli kampion/ Barcelona shpreh mirënjohje për sulmuesin e Çelsit, harron rekordmenin e klubit

Barcelona u shpall kampione e Spanjës dhe natyrisht në këtë sukses të Barcelonës, kanë kontribuuar shumë futbollistë dhe staf pasi është një rrugë e gjatë dhe jo pak e vështirë.

lamine jamal

Kështu, katalanasit kanë publikuar edhe një foto me emrat e të gjithë atyre që kontribuuan në këtë sukses dhe mes futbollistëve, bie në sy edhe emri i Aubamejang i cili në verë u bashkua me Çelsin. Sulmuesi nga Gaboni ka luajtur vetëm 17 minuta me katalanasit në fillim të sezonit e më pas u largua.

Megjithatë, katalanasit kanë harruar një emër të rëndësishëm në listë. Talenti 15-vjeçar Lamine Jamal debutoi pak javë më parë duke u bërë futbollisti më i ri në histori që debuton në La Liga. Në listë janë edhe portieri Tenas e mbrojtësi Kasado të cilët vijnë nga ekipi i të rinjve por me Barcelonën nuk kanë asnjë sekondë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"