Titulli i 38-të në histori/ Askush si Benfika, “shqiponjat” thellojnë rekordin 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 22:16

Titulli i 38-të në histori/ Askush si Benfika, “shqiponjat” thellojnë rekordin 

Benfika shpallet për herë të 38-të në histori kampione e Portugalisë, duke thelluar kështu rekordin e titujve, teksa u rikthye të triumfonte pas 3 vitesh mungesë. Titulli i fundit që Benfika kishte fituar ishte ai i vitit 2019. 

FxKCOisWYAgO_LF

Në ndeshjen e javës së fundit të elitës së futbollit portugez, “Shqiponjat”, që kryesonin me dy pikë më shumë se Porto, mposhtën 3-0 Santa Klarën, duke e mbyllur sezonin në kuotën e 87 pikëve, ndërsa Portos së vendit të dytë nuk i vlejti suksesi 3-0 ndaj Guimareshit. 

Ndërkohë për sa i përket renditjes, skuadra e tretë portugeze që do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm është Braga, që falë barazimit 1-1 në fushë ne Boavistës la në vendin e katërt Sportingun. 

Për sa i përket titujve në Portugali, kryeson Benfika me 38 e ndjekur nga Porto me 30 dhe Sportingu me 19.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"