Titullari i Milanit “tremb” Piolin, gjiganti i Premier Ligës interesohet për yllin e kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 9:00

Titullari i Milanit “tremb” Piolin, gjiganti i Premier Ligës interesohet për yllin e kuqezinjve

Reali i Madridit dhe pastaj Herenveni, Viteshe dhe Real Sociedadi. Gjithnjë Reali dhe pastaj Milani. Rrugëtimet e Martin Odegardit dhe Brahim Diazit janë të ngjashme dhe Arsenali është gati që të përsërisë atë që ka bërë me sukses me fantazistin norvegjez, edhe me numrin 10 të Milanit.

brahim diaz

“Football.london” raporton se trajneri i “topçinjve”, Mikel Arteta, është gati që të rikthejë në nivelet më të larta karrierën e spanjollit dhe i ka kërkuar drejtuesve të klubit anglez që të nisë një negociatë me Realin, klub me të cilin Arsenali ka një raport të shkëlqyer.

Por të interesuar mbeten edhe Çelsi, Njukasëlli dhe vetë Milani, me Piolin që do të preferonte ta konfirmonte me kënaqësi në ekipin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"