Tiranës i mjafton Ngoo, bardheblutë bëjnë detyrën ndaj Tomorit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 15:52

Tiranës i mjafton Ngoo, bardheblutë bëjnë detyrën ndaj Tomorit (VIDEO)

Tirana mposhti Tomorin me rezultatin 3-1 në takimin e vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë së Parë. Ngoo kaloi në avantazh bardheblutë në minutën e 18-të nga pika e bardhe e penalltisë, ndërsa në minutën e 30-të miqtë nga berati barazuan shifrat me anë të Kopaçit. Vetëm 6 minuta zgjati baraspesha, pasi ishte përsëri sulmuesi Ngoo, i cili në minutën e 36-të realizoi golin e dytë për bardheblutë. Në përfundimin e pjesës së parë, mesfushori Kopaçi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas protestave ndaj gjyqtarit.

 

vcvcv

Pas daljes me të kuq të lojtarit të Tomorit, gjërat për Tiranën u bënë më të thjeshta dhe në minutën e 57-t ku Greca shënoi golin e tretë nga pika e bardhë e 11-metërshit,  duke i venë vulën takimit.

dvgf

Me fitoren e sotme, Tirana shkoi në kuotën e 40-pikëve, ndërsa Tomori, i cili mban momentalisht vendin e tretë ndodhet në kuotën e 23 pikëve.

 

MINUTË PAS MINUTE

Përfundon sfida, Tirana 3-1 Tomori.

90′ Arbitri i katert akordon 3 minuta shtesë.

89’ Caco i Tomorit ndëshkohet me karton të verdhë.

88’ Hoxhallari ndëshkohet me të karton të verdhë.

85’ Rast i artë për Tiranën. Vrapi shpërdoron pasi vendos të godasë vetë kur kishte edhe alternativa të tjera.

80′ Rast mjaft i mirë për Tiranën. Goditja nga jashte zone e Hysenit mund të kishte perfunduar në rrjetë.

75’ Zëvendësimi për Tiranën. Largohet nga fusha Kërçiku dhe hyn Bishaj.

73’ Edhe Tirana ngelet me 10 lojtarë, Maveje ndëshkohet me karton të kuq.

70’ I sapofuturi në fushë Sentamu, del përballë portierit Kaloshi, por ky i fundit ia heq topin nga këmbët në mënyrë të rregullt.

68’ Sharavolli humbet rastin më të për të ngushtuar shifrat, pasi gjuajtja e tij në zonë pritet nga Lika.

66’ Largohet autori i dy golave për Tiranën, Majkëll Ngoo. Në vendin e tij Junus Sentamu.

65’ Zëvendësimi i parë për Tiranën, Asion Daja i lëron vendin Jugren Vrapit.

58’ GOOOOOOL Greca shënon golin e tretë për Tiranën nga penalltia.

57’ Tjetër penallti për Tiranën, e fiton Ngoo por ia dhuron Grecës.

54’ Zëvendësim i detyruar për Tomorin, Myzyri lë fushën e lojës, në vendin e tij thirret Dobra.

51’ Muguna kryen goditjen e dënimit, gjuajtja e tij shkon afër shtyllës.

50’ Bitri ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje të rrezikshme në dëm të Hoxhallarit.

Fillon pjesa e dytë, Tirana 2-1 Tomori.

46’ Abritri ndëshkon kapitenin e Tomorit me të kuq pas ankesës për rastin e penalltisë së akorduar.

46′ Mbyllet pjesa e parë.

45’ Arbitri akordon 1 minutë shtesë.

44’ Lika gabon në hedhjen e topit, por miqtë nuk arrijnë të përfitojnë duke u nxituara në pasimin e topit.

36’ GOOOOOL Nuk zgjat shumë gëzimi i Tomorit, Ngoo shënon edhe golin e dytë në këtë sfidë pas një gjuajtje të fortë nga brenda zonës.

30’ GOOOOOL Kopaci merr një top te bukur nga mesfushë, Lika gabon në dalje dhe Kopaçi i vetëm para portës nuk e ka të vështirë të shënojë.

29’ Kundërsulm i Tomorit, por Sharavolli gabon në pasën e fundit.

25’ Ndërhyrje e rrezikshme e Kopacit në dëm të Kërçikun. Gjendet i shtrirë në tokë mbrojtësi i Tiranës.

18′ GOOOOOL Ngoo shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

17′ Tirana fiton penallti pas një prekje me dorë në zonën e Tomorrit, miqtë protestojnë te arbitri.

12’ Greca kërcënon përsëri portën e Tomorit, por kësaj radhë ishte në pozicion jashtë loje.

10’ Një aksion i bukur i Grecës dhe Ngoo. Greca kërcënon duke goditur shtyllën.

8’ Dalin miqtë në një kundërsulm të rrezikshëm nga krahu i djathë, por anësori akordon pozicion jashtë loje.

4’ Kopaçi rrëzohet në zonë. Miqtë kërkojnë për 11-metërsh por arbitri vazhdon lojën.

1’ Fillon sfida në “Selman Stërmasi”.

TIRANA 3-1 TOMORI (Ngoo 18′ 36′ Greca 57’/ Kopaçi 30′)

gfgfbv

gfgfgf

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"