Tirana u thye në Kukës, lojtarët “dogjën” shansin për premion e majme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 11:58

Tirana u thye në Kukës, lojtarët “dogjën” shansin për premion e majme

Humbja me Kukësin ka bërë që lojtarët dhe stafi i Tiranës të humbasin 25 milionë lekë të vjetër. Në fillim të janarit, presidenti i Tiranës kishte premtuar 25 milionë lekë për skuadrën nëse grupi merrte shtatë pikë në tri ndeshje.

kukesi tirana

Tirana ia doli të mundte Erzenin, Bylisin dhe nëse merrte edhe një pikë me Kukësin do të merrte premion. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe në këto kushte skuadra e ka humbur premion.

Kujtojmë që Tirana është e para me 34 pikë në renditje, tri më pak Partizani i vendit të dytë. Tirana këtë sezon ka marrë katër fitore dhe një humbje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

ABAZAJ – Po kështu, dje Tirana ishte pushim. Lojtarët nuk ishin në stërvitje veç dyshes Abazaj-Qefalija, të cilët kanë punuar me trajnerin e përgatitjes fizike Kosta Jani. Lojtarët janë pas me përgatitjen fizike dhe po bëjnë të pamundurën që të jenë në të njëjtin nivel me pjesën tjetër të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"