Tirana triumfon ndaj Laçit, Dunga dhe Kale nderojnë bardheblutë në “Selman Stërmasi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 23:00

Tirana triumfon ndaj Laçit, Dunga dhe Kale nderojnë bardheblutë në “Selman Stërmasi”

Tirana ka fituar 2-1 kundër Laçit, në një ndeshje të luftuar, e cila është të luajtur në “Selman Stërmasi”.

tirabna

Kryeqytetasit kaluan menjëherë në avantazh, në minutën e 4-të me anë të Dungës. Nuk ka zgjatur shumë gëzimi për kryeqytetasit, të cilët u ndëshkuan nga Nuabueze, pasi një gjuatje brenda zonës.

Në minutën e 45-të, Elton Kale me anë të një veprimi individual ka shënuar golin e epërsisë, duke mundur shtatlartin Stazhila.

Pjesa e dytë nuk solli asnjë gol, por Tirana kishte një rast të artë me Dungën, që ka goditur shtyllën.

Kështu Tirana me këtë trepikësh ka shkuar në kuotën e 14 pikëve, në vendin e dytë. Ndërkohë Laçi mbetet në kuotën shtatë pikëve në vendin e tetë.

Tirana-Laçi 2-1

(Dunga 4′, Kale 45’/ Nuabueze 6′)

KOMENTI

Mbyllet ndeshja. Tirana fiton 2-1 ndaj Laçit.

90+2′ Del Karabeci, Gentjan Muça futet në lojë, duke marrë dhe shiritin e kapitenit.

90′ 5 minuta shtesë në “Selman Stërmasi”

88′ Laçi përpiqet të japë gjithçka për të gjetur golin e barazimit.

86′ Për Laçin futet në lojë Malci dhe del Deliu. Cungu kryen zëvendësimin e dytë.

80′ Kundërsulm i shpejtë për Tiranën, por i sapofuturi në lojë Halili, tregohet më shumë altruist dhe gabon me pasimin.

78′ Halili futet në lojë, del Hoxhallari.

75′  Doka harkon në zonë, Domgjoni devijon duke i dhënë një asist Dungës, i cili godet. Stazhila ishte i mundur, por vetëm shtylla shpëton Laçin.

74′ Doka i zë vendin Kobinas. Mema kryen zëvendësimin e parë.

70′ Laçi provon me disa krosime, por Tirana është e kujdesshme duke larguar rrezikun.

65′ Kale ndëshkohet me karton të verdhë. Braziliani ndërhyn ndaj Lushkjes, por arbitrin nuk toleron.

60′ Laçi provon, por topi shkon larg portës së Bakajt.

55′ Cungu kryen zëvendsësimin e parë, Teko largohet nga fusha, i lë vendin Ymerit.

52′ Tirana merr kontrollin e lojës dhe tenton të gjejë golin e qetësisë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë !

45′ GOOOLLL Kale shënon pas një veprimi individual dhe kalon në epërsi bardheblutë.

41′ Laçi ka marrë disa metra në fund, duke sulmuar nga e majta. Vlen të theksohet se loja është e ashpër dhe e luftuar nga të dyja skuadrat.

35′ Tirana has vështirësi në qarkullimin e topit, pasi Laçi i mbyll mirë hapësirat.

33′ Dy goditje këndi për Laçin, Tirana largon. Kurbinasit fitojnë disa metra në fushë.

24′ Superaksion nga Tirana, por mungon finalizimi. Dunga pason për Hasanin, i cili godet e çon topin shumë pranë shtyllës.

17′ Tirana tenton të dominojnë sfidën, Laçi në pritje të gabimeve të bardhebluve.

14′ Goditje këndi për Laçin, Nuabeze godet me kokë, por topi shkon jashtë katërkëndëshit të Bakajt.

6′ GOOOL Vetëm dy minuta zgjat festa për Tiranën. Laçi barazon me sulmuesin Nuabueze

4′ GOOOLL Tirana  zhbllokon rezultatin falë golit të Dungës. 

1′ Starton sfida

FORMACIONET

TIRANA: Bakaj, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Hasani, Karabeci, Kale, Kobina, Dunga. Trajner: Ardian Mema.

bandicam 2019-10-19 16-27-11-688

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

bandicam 2019-10-19 16-27-40-927

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"