Tirana, tani në fushë me adoleshentë shpërthyes. Nga Kozi te Meta, ja cilët janë të rinjtë premtues të bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2023 | 17:33

Tirana, tani në fushë me adoleshentë shpërthyes. Nga Kozi te Meta, ja cilët janë të rinjtë premtues të bardhebluve

Tirana me vetëm 18 pikë është e treta në renditje dhe tetë pikë më pak se kreu që mbahet nga Egnatia dhe Partizani. Dy trajnerë në ekip, por edhe shumë probleme dëmtimesh. Kjo ka bërë që në fushë të aktivizohen adoleshentët. Dhe janë katër futbollistë që janë 20 dhe më pak vjeç. Bëhet fjalë për Leon Kozin, Mustafë Abdullahun, Ermal Metën dhe Hajrulla Tolën më saktë 20, 19, 18 dhe 19 vjeç.

TIRANA

Të katër lojtarët këtë sezon kanë qenë në fushë, duke kujtuar sezonin kur Ardian Mema, Julian Ahmataj dhe më pas Emanuel Egbo e Nevil Dede aktivizonin Çelhakën, Muçin, Ismajlgecim dhe Vrapin, të gjithë nga akademia.

KOZI – Leon Kozi është një prodhim i bardhebluve. I lindur në 4 shkurt 2003 dhe vetëm 20 vjeç, Kozi ka qenë në fushë 360 minuta në një ndeshjeje Superiore. Për të ishte hera e parë që luante me bardheblutë në kampionat, ndërsa në Kupë kishte luajtur më parë. Në të gjitha sfidat ka treguar paraqitje shumë të mira dhe është si garanci, por edhe një hall, pasi tani Ahmataj duhet të zgjedhë mes tij dhe Abdullahut.

ABDULLAHU – Mustafë Abdullahu është një tjetër adoleshent që luan pa problem si titullar në Superiore. Ka shkëlqyer në dy sfida të rëndësishme si në derbin me Partizanit dhe me Kukësin. Hyri menjëherë dhe tregoi personalitet. I lindur në 27 shkurt 2004 dhe vetëm 19 vjeç, djaloshi nga Podujeva në Superiore ka 180 minuta lojë. Tani është i dëmtuar, por është gati për titullar.

ERMAL META – Për të kënduar si këngëtari, ende nuk ka treguar cilësi, por në fushë ka hije dhe është një lojtar i fituar i Tiranës. 18- vjeçar dhe i lindur në 20 qershor 2005, mbrojtësi luan me moshat e Shqipërisë. Meta ka qenë në fushë 2 takime dhe 202 minuta, duke treguar forcë. Një garanci në qendër të mbrojtjes, pasi ka luajtur edhe titullar këtë sezon. Për të një e ardhme e ndritur.

TOLA – Edhe pse vjet u aktivizua 4 minuta, Hajrulla Tola është lojtari i katërt që po luan. I lindur në 1 korrik 2004 dhe vetëm 19 vjeç, Tola luan si mesfushor dhe këtë kampionat është aktivizuar 22 minuta, por gjithmonë i ka dhënë tonusin skuadrës.

TIRTIR

OLSI AVDIAJ- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"