Tirana-Partizani, derbi i forcës dhe revanshit! “Luftë” edhe mes trajnerëve Ahmataj dhe Abilaliaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 12:40

Tirana-Partizani, derbi i forcës dhe revanshit! “Luftë” edhe mes trajnerëve Ahmataj dhe Abilaliaj

Përballja mes Tiranës dhe Partizanit luhet për tri pikë, por më së shumti për tifozët. Janë pikërisht këta të fundit që e ndezin këtë sfidë dhe që karikojnë akoma më shumë lojtarët dhe vetë ambientin.

Derbi_Tirana_Partizani_1-0_mars_2023

Partizani do të tentojë të shënojë fitoren e dytë radhazi dhe të vijojë ecurinë pa humbje në këtë betejë. Në anën e kuqe gjërat duket më të lehta dhe optimiste, për shkak të fitores së parë dhe ecurisë super që kanë pasur deri në këtë pikë të sezonit.

Te Tirana kjo betejë është edhe një provë e madhe në vetvete. Bardheblutë kanë pasur probleme të vazhdueshme dhe kjo ndaj Partizanit është një provë konf irmimi për ta, nëse munden apo jo të konkurrojnë dhëmb për dhëmb me “demat” dhe Egnatian për kreun.  Jo vetëm kaq, por Tirana kërkon edhe revanshin në këtë betejë, pas humbjes së dhimbshme në çastet e fundit në sfidën e parë më 19 tetor. Me siguri bardheblutë e kanë ende njëfarë mllefi për atë humbje dhe do të kërkojnë të kthejnë situatën në favor e të shënojnë një fitore, që mund të jetë edhe kthesa e madhe e sezonit.

Në anën tjetër, atë të Partizanit, ky është derbi i radhës, por edhe një provë force. Pas dy barazimeve ndaj Egnatias dhe Dinamos, por edhe problemeve me dëmtimet, të kuqtë do të tentojnë të konfirmojnë potencialin e tyre dhe të tregojnë se janë “superfuqia” e Superiores.

Edhe për trajnerët është një test. Ahmataj ndoshta luan edhe të ardhmen në pankinë, ndërsa Abilaliaj duhet të marrë fitoren e parë pas konfirmimit zyrtar si trajner i Partizanit. E sigurt është se ky derbi do të jetë shumë i ndezur, pavarësisht temperaturave të këtij dimri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"