Tirana nuk gabon më me Korabin, bardheblutë kuakifikohen në çerekfinale të Kupës pa vështirësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 23:40

Tirana nuk gabon më me Korabin, bardheblutë kuakifikohen në çerekfinale të Kupës pa vështirësi

Tirana nuk mund të gabojë dy herë ndaj Korabit, pasi në 2020-ën kanë qenë dibranët ata që janë kualifikuar në Kupë.

tr

Kësaj radhe bardheblutë kanë marrë një kualifikim pa vuajtje ndaj Korabit duke pritur tashmë kundërshtarin e turit çerekfinal. Golin e parë për bardheblutë e shënoi mbrojtësi Bruno Lulaj në minutën e 28-të, 11 minuta më pas është radha e Liridon Latifit që shënon dhe dyfishon shifrat dhe 45 minutat e para mbyllen me rezultatin 2-0 për Tiranën.

Pjesa e dytë nis sërish me gol dhe është radha e Hoxhallarit për të trefishuar rezultatin për Tiranën. Pas këtij goli nuk ka më histori dhe të dy ekipet duket se pajtohen me fatin e ndeshjes dhe nisin të administrojnë energjitë për ndeshjet e radhës në kampionatet respektive.

TIRANA -KORABI 3-0

Lulaj 28′, Latifi 39′, Hoxhallari 47′

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Kozi, Haxhiu, Lulaj, Mici, Lushkja, Latifi, Jaku, Deliu, Hoxhallari, Meta, Abazaj

TRAJNER: Julian Ahmataj

KORABI: Varfi, Xhafa, Mziu, H. Marku, T. Marku, Kasalla, Lila, Cema, Geci, Buci, Hasaj

TRAJNER: Shpend Kumbarçe

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"