Tirana mendon për Europën dhe hedh sytë nga legjionarët, mendon për Roshin dhe ish-lojtarin bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 22:38

Tirana mendon për Europën dhe hedh sytë nga legjionarët, mendon për Roshin dhe ish-lojtarin bardheblu

Tirana, fiton apo jo titullin, më 1 qershor mund të nisë një revolucion shumë të madh që përfshin lojtarë në skuadër, me afrime dhe largime të reja. Me një të rënë të lapsit, në vazhdim i duhet një skuadër tjetër për të afruar. Në këto kushte, drejtuesit mendojnë të afrojnë lojtarë të Kombëtares pa skuadër apo legjionarë pa klub.

tirana

Në këtë moment që flasim janë dy lojtarë në shënjestër që mund të bashkohen me bardheblutë në verë. Bëhet fjalë për Albi Dokën që është pa skuadër, pasi Honvedi ra nga kategoria. Lojtarit i ra skuadra hungareze nga kategoria dhe është lojtar i lirë. Odise Roshi është lojtar i Sakarjasporit. Prej javësh po riaftësohet në Shqipëri, por nuk është çudi që fieraku të prishë marrëveshjen dhe të luajë për Tiranën. Një dyshe që mund jetë në krah të Abazajt. Këta janë vetëm hipoteza, pasi do të shihet në javët në vazhdim.

Një repart që duhet të afrojë lojtarë është sulmi. Dihet që Tiranës i duhet një qendërsulmues dhe një lojtar, i cili mund të luajë në krah, pikërisht në vend të Xhixhës apo Hasanit. Tiranës i duhen shumë lojtarë, ose më saktë 5 titullarë që të plotësojë skuadrën për ndeshjet e Europës dhe sezonin e ri. Situata nuk është shumë e mirë për sa u përket rinovimeve. Pikësëpari, Visar Bekaj nuk ka pranuar rinovimin dhe do të shkojë në Turqi. Zhozelin Behiratçe duket se e ka mbyllur me Tiranën. Ai nuk do të rinovojë me bardheblutë. Vetëm një përmbysje e madhe mund të bëjë që lojtari të qëndrojë te Tirana. Po kështu, edhe Kristijan Toshevski do të ketë sezonin e fundit me kampionët e Shqipërisë.

Mesa duket, edhe për të nuk do të ketë rinovim për sezonin e ri, ndërsa lojtari ka rënë dakord me Shkëndijën. Në lojë për rinovim janë Aleksi, Hila, Lika dhe disa lojtarë të tjerë për të cilët do të diskutohet në fund të sezonit. Një tjetër problem është Florent Hasani. Ylli i skuadrës mund të ikë nga ekipi dhe ai mund të hapë një tjetër gropë në skuadër. Po kështu, në ekip do të mungojë Patriku për një kohë të gjatë dhe organika do të jetë edhe më e vogël.

tirana (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"