Tirana me dy fytyra, ka sulmin më të mirë por mbrojtja është për t’u harruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 18:11

Tirana me dy fytyra, ka sulmin më të mirë por mbrojtja është për t’u harruar

Tirana është në këtë moment në vendin e katërt të Superiores me 35 pikë. Gjithsesi, në këtë sezon, e veçanta është që skuadra bardheblu etiketohet si ekipi i përmbysjeve.

TIRANA

Kështu, nga 25 takime të luajtura, ekipi ka fituar nëntë ndeshje dhe ka barazuar tetë të tjera. E veçanta është se nga nëntë takime, pesë prej tyre Tirana i ka fituar me përmbysje. Katër janë kundër Dinamos dhe Kukësit me të njëjtin rezultat 3-2, ndërsa një ndeshje është mbyllur 3-1, pikërisht sfida me Skënderbeun.

E veçanta tjetër është që Tirana, së bashku me Egnatian janë sulmi më i mirë, me 43 gola. Ndërkohë, Tirana është mbrojtja e dytë më e keqe në Superiore, konkretisht me 38 gola të pësuar. Më keq sesa bardheblutë ka bërë vetëm Kukësin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"