Tirana, gati “tredhëmbëshi”/ Ja si pritet të rreshtohen bardheblutë ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 23:26

Tirana, gati “tredhëmbëshi”/ Ja si pritet të rreshtohen bardheblutë ndaj Vllaznisë

Erbim Fagu ka një plan për të mundur Vllazn inë. Do të aktivizojë triadën Abazaj-Latifi-Patrik. Trajneri i skuadrës është duke punuar taktikisht me mënyrën sesi do të ndëshkojë shkodranët.

TIRANA

Në letër, me sulmin më të mirë të Superiores, trajneri e sheh këtë si armën e fortë të ekipit të tij dhe kjo do të jetë forca e bardhebluve. Skuadra dje u stërvit qetësisht në “Skënder Halili”, ku Fagu punoi për mënyrën sesi skuadra do të shënojë gol. Për klasiken e futbollit shqiptar Tirana do të ketë dy forca më shumë, pasi kthehen Përgjoni e Deliu, të pezulluar me kartonë. Filip Najdovski dhe Ermal Meta do të mungojnë.

Najdovski nuk do të jetë, të paktën edhe një javë, ndërsa më pas do të bashkohet me grupin. Nga ana tjetër, Meta rrezikon operacionin në menisk. Me kthimin e dy lojtarëve, skuadra pritet të luajë me Kozin, i cili tani është portieri i parë. Më pas Haxhiu, Lulaj, Hoxhallari dhe Përgjoni që do të luajnë të tre në mbrojtje. Në mesfushë ka rreshtim me Deliun, Jonuzin dhe Lushkjen. Sulmi është i përbërë nga Abazaj, Latifi dhe Patrik. Te dy skuadrat ka disa ish-ë.

Te shkodranët janë Tefik Osmani e Bekim Balaj, ndërsa te Tirana, Jonuzi, Latifi. Dy ndeshjet e para janë ndarë me nga një fitore për të dyja skuadrat. Bardheblutë kanë fituar në Kukës me golin e Hasanit në shtesë si udhëtues, ndërsa Vllaznia mundi bardheblutë me golin e shënuar nga Balaj me penallti. Tirana ka tri ndeshje që nuk fiton në kampionat, pas ka dy barazime me Erzenin dhe Laçin, si dhe humbjen me Partizanin.

tiranaaa

Po barazim ka dalë sfida e parë e çerekfinales së Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe bardhebluve. Bardheblutë do të luajnë në Shkodër, më pas kanë katër ndeshje rresht në shtëpi me Teutën në Kupë, Egnatian, Dinamon dhe sërish Teutën jashtë, por në kampionat. E bukura e kësaj situate është fakti se bardheblutë luajnë sezonin në këto pesë takime.

Nënkampionët në këtë moment që flasim, do të luajnë me tri skuadra që kërkojnë “Final 4”-in, Egnatian, Vllazninë dhe Dinamon. Tirana duhet të jetë shumë e kujdesshme, sepse nëse humbet komplikon jo pak situatën. Më pas janë dy sfidat me Teutën në çerekfinalen e Kupës dhe në kampionat.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"