“Tirana ekip me tradita, Kupa s’është objektiv i Korabit”, Kumbarçe: Ndeshja na vlejti para sfidës së kampionatit me Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 17:05

“Tirana ekip me tradita, Kupa s’është objektiv i Korabit”, Kumbarçe: Ndeshja na vlejti para sfidës së kampionatit me Kastriotin

Trajneri i Korabit, Shpendi Kumbarçe, pohoi se Kupa nuk është në planet e skuadrës dibrane, por sfida me bardheblutë u ka vlejtur atyre. Në prononcimin e dhënë për mediat pas ndeshjes trajneri Kumbarçe vlerësoi Tiranën dhe tregoi arsyet e rotacionit në Kupë, që sipas tij do t’i vlejnë Korabit për ndeshjen e radhës në kampionat me Kastriotin. Ai tregoi edhe objektivin që ka Korabi këtë sezon.

Kumbarce

“Tirana është një ekip me shumë traditë dhe i ndërtuar për të fituar. Ne vijmë nga Kategoria e Parë dhe kjo ndeshja na shërbeu për të parë kontingjentin dhe disa lojtarë të rinj që t’i kemi të gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat, pasi kemi shumë mungesa për të dielën ndaj Kastriotit. Për shkak edhe të këtyre mungesave ishin të detyruar të bënim edhe rotacion në ndeshjen e Kupës ndaj Tiranës. Kupa nuk është në objektivin tonë, ndaj ky takim na shërbeu më së shumti për të parë gjendjen e skuadrës përpara një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat.

Objekti i Korabit në kampionat?

Jemi një ekip me stabilitet në Kategorinë e Parë  dhe siç kemi qenë gjithnjë në këto vitet e fundit në zonën e “play off”-it, pretendojmë që edhe këtë edicion të jemi në këto pozita. Ky është objektivi i Korabit, pasi dihet se ekipet pretendente janë shkëputur dhe diferenca nuk na lejon që të luftojmë për vend të parë dhe të dytë”, u shpreh trajneri i Korabit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"